Posts

Një recetë fantastike për Kek me kakao

Image
Më poshtë ju kam sjellë n jë recetë për një ëmbëlsirë fantastike, të thjeshtë dhe të shpejtë  në përgatitje. Me shije të lehtë por të mrekullueshme keku i shtëpisë me kakao mahnit këdo që e provon. Më poshtë keni recetën e përgatitjes së kekut me kakao. Kjo ëmbëlsirë e lehtë mund të kombinohet me akullore, fruta të ndryshme dhe mund të shoqërohet me kafe apo edhe çaj. Ky kek është një alternativë e shkëlqyer edhe për ta konsumuar në mëngjes. Mjafton të ndiqni hapat e thjeshtë të shkruar më poshtë dhe do të përgatisni një ëmbëlsirë të mrekullueshme që sigurisht do dëshironi ta përgatisni sërish. Përgatitja e Kekut me Kakao Përbërësit 2 gota uji me miell gruri 2 kokrra vezë 1 gotë uji sheqer 2 lugë gjelle me kakao 50 gr copëza çokollate 2 filxhan kafeje kos 2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur   (për një gatim më të shëndetshëm, ju këshilloj përdorimin e vajit të ullirit, madje edhe në rastin e ëmbëlsirave) ½ e lugës së kafesë me sodë buke 1 filxhan kafeje me arra të thërrmua...